E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë -Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 10 mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike

PRISHTINË, 8 shkurt /ATSH/ Në përfaqësitë diplomatike kanë votuar deri më tani mbi 10 mijë shtetas të Kosovës. Në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë, ka filluar edhe procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se procesi i votimit në 19 shtetet të botës po vijon pa asnjë problem.

“Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar procesi i votimit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Gjithashtu ju njoftojmë se kemi pranuar të dhëna të pjesëmarrjes së votuesve në votimet deri në orën 15:00. Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar për të votuar në përfaqësitë diplomatike deri në orën 15:00 kanë votuar 10 mijë e 306 votues apo 50.91 për qind”, deklaroi Radoniqi.

Radoniqi u pyet edhe për procesin e nesërm zgjedhor, për çka tha se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet.

“Të gjitha janë bërë [përgatitjet për procesin zgjedhor], gjithçka ka shkuar në rregull, gjithçka është e gatshme. Do të thotë nesër procesi do të fillojë me kohë dhe të gjithat i kemi bërë”, shtoi Radoniqi.

Procesi i votimit po zhvillohet në 43 vendvotime, prej tyre 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës. Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›