E Hënë, 2 Nëntor 2026

Malaj, takime në SHBA: Ekonomia shqiptare, destinacion i investimeve të sigurta

TIRANË, 15 tetor/ATSH/  Në kuadër të takimeve të Vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi në Uashington DC, SHBA, një takim me CEO-n e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Almarshad. Në një postim në rrjetet sociale, Malaj tha se në takim u diskutua për projektet e rëndësishme infrastrukturore që Shqipëria ka përfunduar, por edhe ato të reja që do të mund të zbatohen. Nga e tij, Almarshad shprehu gatishmërinë e Fondit për të investuar më tej në sektorët strategjikë, si turizmi, energjia dhe teknologjia. “Ekonomia shqiptare po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion për investime të sigurta dhe  të qëndrueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Malaj. Në datat 16 -18 tetor 2025 në Uashington DC, SHBA, zhvillohen Mbledhjet Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit më të lartë të FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore. 1 nga 4 /k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›