Malajzia njeh Kosoven
Malajzia zyrtarizoi njohjen e pavaresise se Kosoves. Shefi i Zyres se Malajzise ne Prishtine, Mustafa Mansor, i dorezoi Ministrit te Jashtem kosovar, Skender Hsyeni letren e homologut te tij malajzian permes se ciles konfirmoi njohjen e shtetit te te Kosoves. Deshiroj t’i referohem bisedes tone te perbashket gjate takimit te mbajtur ne vigjilje te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara me 27 shtator 2008 ne Nju Jork. Me njohjen nga Malajzia, Republika e Kosoves eshte njohur nga 52 vende te botes. Nderkohe Ministria e Jashtme e Serbise i ka derguar nje note ambasadorit te Malajzise ne Beograd Cing Hong Shu, me te cilen i kerkohet qe te largohet nga Serbia. Ne komunikaten e ministrise ne Beograd thuhet se ky vendim i Qeverise se Serbise eshte pjese e planit aksional, dhe eshte marre pasi Malajzia ka vendosur te njohe pavaresine e Kosoves. Ambasadori Sho duhet te lere Serbine 48 ore pas pranimit te notes, thuhet ne njoftimin nga Beogradi.