E Diel, 1 Nëntor 2026

Maldini përkrah emërimin e Allegrit


Mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka mbështetur emërimin e Massimiliano Allegrit si trajner të kuqezinjve.

Ish-bosi i Cagliarit po spekulohet se mund të jetë trajner i ri i Milanit, ndërsa këtë opsion e përkrah Maldini.

"Nuk është ende zyrtare, por nuk do të ishte befasi. Ai vërtet më pëlqen, më pëlqen mënyra se si shprehen ekipet që i drejton ai. Ne mund të themi se stili i tij i përshtatet stilit të së kaluarës së Milanit", tha Maldini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›