E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen emrat e ekipit gjerman të futbollit për Botërorin 2010

Trajneri i skuadrës kombëtare gjermane të futbollit, Joachim Löw prezantoi në një konferencë për shtyp kapitenin e ri dhe portierin e 11-s gjermane që do të luftojë për titull në kampionatin botëror të futbollit 2010 në Afrikën e Jugut. Philip Lahm, 26 vjeçar do të jetë kapiteni i skuadrës gjermane. Trajneri e emëroi Lahm pas daljes nga kampionati të kapitenit Michael Ballack, i dëmtuar rëndë gjatë një loje futbolli. "Philip Lahm do të marrë postin e kapitenit, ndërsa Bastian Schweisteiger do të jetë zëvendëskapiteni", njoftoi trajneri gjerman. Ndërsa 24 vjeçari Manuel Neuer i skuadrës së Shalkes do të jetë numri 1 në portën gjermane. Neuer doli para Tim Wiese-s nga skuadra e Bremenit. Këshilli i skuadrës do të përbëhet nga Miroslav Klose, Per Mertesacker, Arne Friedrich, Philip Lahm dhe Bastian Schweinsteiger. Ndërkohë Franca do të jetë mikpritësja e kampionatit evropian të futbollit 2016.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›