“Male të Pastra”, aksion pastrimi në parkun natyror “Qafështamë”

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me Administratat Rajonale, ka nisur punën në terren mbi aksionin “Male të Pastra – 10 parqe në 10 ditë”.
Gjatë ditës së sotme parku natyror “Qafështamë” ishte ndalesa e radhës.
AdZM Durrës, bashkia Krujë, River Cleanup Albania, Transalbania, studentë, nxënës, organizata, banorë të zonës dhe mjaft vullnetarë, kontribuan për pastrimin e zonës së quajtur “Fusha e filmit”.
AKZM falënderon të gjithë pjesëmarrësit, që iu bashkuan nismës, duke i ftuar të bashkohen sërish në qarqet e tjera deri në 31 gusht.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po zhvillon nisëm “10 parqe në 10 ditë”, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore.
1 nga 5/k.s/