E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malesi e Madhe 10 dite pa energji

Prej 10 ditësh  rreth një mije banorë të katër fshatrave në Malësi të Madhe janë pa energji elektrike pasi i gjithë rrjeti elektrik rreth 1 mije metra është vjedhur.

Behet fjale per fshatrat Boge, Makaj, Xhai dhe Ducaj te komunes Kastrat nga demtimi i rrjetit jane perfshire  27 shtylla te tensionit te larte.

Banoret shprehen se kjo situate ka krijuar shume probleme ne zone  dhe kerkojne qe te nderhyet per te riparuar  rrjetin elektrik.

Drejtuesit e komunes Kastrat shprehen se situata do te zgjidhet brenda pak diteve.  Mungesa energjise ka demtuar shume dhe buqesine.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›