E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malesi e Madhe pasojat e permbytjeve

Vershimi i ujerave te perroit te thate ne Malesine e Madhe shkaktoi deme te medha pergjate fshatrave ku kaloi.

Ne shtratin e perroit nuk ka me uje por vetem inerte te mbledhura nga vershimi i diteve te fundit. Banoret e Kamices po punojne per te riparuar sadopak demet e shkaktuar nga permbytja. Per me teper keto njerez duket se shpejtojne nga frika e perroit qe sipas banoreve po kthehet ne nje legjende urbane per menyren enigmatike dhe te frikshme te vershimit te tij te papritur dhe me pas thatesires qe e karakterizon kete perrua gjate gjithe vitit.

Banoret e raportojne per deme nga me te ndryshmet si carje te forta muresh ne shtepite e tyre shembje te ndertesave si dhe demtim te bazes ushqimore per bagetite.

Deme serioze nga permbytje raportohet te kene dhe banoret ne fshatin Kozhnje Vermosh ne Boge ne Vukpalaj dhe ne lagje Ajasem te Shkodres ku ne kete lagje uji ka arritur mbi nje meter e gjysme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›