E Diel, 1 Nëntor 2026

Oferta e re e PS Fyle Te mos humbase ky shans

Me ane te zedheneses Angela Filote Fyle ka pershendetur iniciativen me te fundit te socialisteve ne Shqiperise duke nenvizuar se Komisioneri po ndjek me kujdes situaten ne Shqiperi.

Ne po ndjekim me shume vemendje zhvillimet e fundit. Ngerci politik sic u theksua ne vleresimin qe publikuam me 9 nentor eshte problemi kryesor per Shqiperine qe pengoi perqendrimin e perpjekjeve per te bere reformat e domosdoshme te vendit si per qytetaret e saj ashtu dhe per integrimin evropian. Jemi te shqetesuar nga zhvillimet e fundit dhe Komisioneri Fyle mirepret si tryezen e fundit mbi reformen elektorale qe u organizua ne Shqiperi ashtu dhe sic permendet ju iniciativen e liderit socialist te premten qe shkoi. Ne shpresojme se kjo do te shihet si nje mundesi qe nuk duhet humbur nga te dy palet. Shumica qeverisese dhe opozita duhet te angazhohen dhe te punojne bashke ne menyre te tille qe nje zgjidhje perfundimtare afatgjate te gjendet duke i dhene fund ngercit politik qe ka penguar deri tani Shqiperine qe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj evropiane tha zedhenesja Filote.

Sipas saj kriza politike ishte ajo qe pengoi marrjen e statusit te vendit kandidat dhe eshte bere pengese per kryerjen e nje sere reformash. Na vjen keq qe ekzistojne ende disa zera te tille qe bejne thirrje per te tjera gjera e jo qe njerezit te punojne bashke per te gjetur zgjidhjen. Ky eshte prioriteti kyc edhe per qytetaret qe Shqiperia te gjeje sa me pare zgjidhjen politike vijoi zedhenesja.

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare u shpreh se oferta re e opozites eshte hetimi vetem i materialeve zgjedhore dhe jo i fleteve te votimit. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per hetimin. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht se sa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor pat deklaruar Rama.

2010-11-15 1403

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›