Malësi e Madhe, vritet me armë zjarri 40 vjeçari
Ekzekutohet me armë zjarri një person në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur fgjatë paradites dhe autori është endi një person i paidentifikuar.
Sipas të dhënave të para të policisë viktima është identifkuar si shtetasi Ridvan Bekovi, 40 vjec.
Një grup policor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Nuk ka ende të dhëna rreth motiveve të krimit, për të cilat pritet të dilet me një deklaratë nga ana e policisë, pas hetimeve të para.