Basha: Tani nis beteja për qytetin e Tiranës
Bassha theksoi se u dëgjuan institucionet si dhe u zbatua ligji, duke shtuar se do të kishte pranuar çdo rezultat që do të dilte.
“Unë besoj se zëri i çdo qytetari duhet dëgjuar, ndryshe mendon z.Rama. Ne nuk mund të biem dakord për çdo gjë, por të gjithë ne duhet të pranojmë vendimet e institucioneve të pavarura, dhe Kolegji Zgjedhor foli qartë kur tha se çdo votë duhet numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por tanimë, në vend që të pranojë se donte të ndrynte zërat e qytetarëve, z. Rama ka zgjedhur të lëshojë akuzat më absurde dhe false, në një rrekje të fundit për të nxirë një proces që të gjithë qytetarët e panë të shpalosej drejtpërsëdrejti në ekranet e tyre”, tha Basha gjatë një konference shtypi.
Ai shtoi se qytetarët e Tiranës e mësuan politikën kësaj here me anë të votës, duke zgjedhur të kenë më shumë gjelbërim dhe rrugë të gjera. “Së shpejti, procesi zgjedhor do të mbarojë dhe sakaq do të nisë menjëherë koha dhe beteja e vërtetë, për qeverisjen e qytetit. Ky do të jetë angazhimi im i vetëm. Të përvesh mëngët dhe të nis së bashku me ju punën e madhe që na pret, sepse “Ju jeni të parët, Tirana është e para”, nuk ishte dhe nuk është një slogan, por një bindje dhe një program i madh pune dhe djerse”, vijoi ai.
Ai shtoi se qytetarëve votuan për vende të reja pune, për të ndërtuar një Tiranë evropiane, për një ndryshim rrënjësor.
“Këto ishin zgjedhje me diferencë të ngushtë dhe procesi mund të zgjasë edhe pak. Unë jam i vendosur të pres me durim dhe qetësi deri në përfundimin e tij, dhe pastaj do të jetë detyra ime që të punoj për tu bashkuar të gjithë së bashku, si ata që votuan dhe ata që nuk votuan për mua, për të punuar për zgjidhjen e problemeve tona të përbashkëta”, përfundoi Basha. /S.Lleshi/Start/
2011-06-26 08:27