E Enjte, 5 Nëntor 2026

Malësia e Madhe “djeg” Bashkë Fitojmë/ I beson bashkinë kandidatit të PS-së, diferencë e thellë votash mes rivalëve

Malësia e Madhe duket se po i beson bashkinë kandidatit të PS-së, Tonin Marinaj.

Ka mbetur vetëm një kuti votimi pa numëruar, ndërkohë rezultati është 9023 vota për Marinajn e PS-së ose 56.93%.

Ndërsa 6825 vota ose 43.07% ka marrë Isa Ramaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndonëse është edhe kutia e fudit për tu numëruar, përmbysja e rezultatit me një diferencë të tillë duket gati e pamundur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›