E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mali i Zi/ “Europa tani“ fiton zgjedhjet , Spajiç: Përpara drejt rrugës europiane

Partia Evropa Tani ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi. Evropa Tani kryesoi me 26 % të votave, duke siguruar kështu 24 mandate në parlamentin e ri.

Lideri i partisë Milojko Spajiç tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që qeveria të formohet sa më shpejt.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiç tha se e ka bërë të qartë që s’ka koalicion me PDS dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Sipas rezultateve preliminare, Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve doli e dyta me 23.8% të votave apo 22 mandate.

Ndërsa, Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7% , ndryshe 13 mandate.

Lëvizja URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviç, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave apo 11 mandate.

/RTSH/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›