E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, dhunë në paradën e homoseksualëve

MAL I ZI - Policia e Malit të Zi është përleshur me një grup protestuesish, të cilët po përpiqeshin të ndalonin paradën e parë të homoseksualëve.

Disa qindra protestues thërrisnin “Vrisni homoseksualët”, gjuanin me gurë, shishe dhe objekte të tjera në drejtim të policisë dhe dhjetëra aktivistëve që marshuan sot në përkrahje të të drejtave të homoseksualëve në qytetin e Budvës.

Policia bëri të ditur se së paku 10 protestues janë arrestuar dhe disa marshues janë lënduar.

Përpjekjet e mëparshme për të organizuar paradë të tilla në shtetin ballkanas kanë dështuar për shkak të kërcënimeve me dhunë. Qeveria e Malit të Zi ka bërë thirrje për tolerancë.

Mali i Zi, shteti me 600 mijë banorë, është në bisedime për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›