E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria “Piktori 1″, ndarje torte për orekse të sëmura

TIRANE – Kryeministri Berisha komentoi me doza ironie strukturën e re të qeverisë Rama, të cilën kryeministri në detyrë e quan, qeveria “Piktori 1”. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha akuzon Ramën se ka rritur me 30% shpenzimet për veten e saj. Strukturën e qevrisë së re, kryeministri në detyrë e cilëson si ndarje të tortës për orekse të sëmura.

Duke iu referuar ndarjes së ministrive, Berisha thekson se “shkenca per qeverine “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!);, kusherira Koleka merr administraten ne varesi, per hater te kushëririt dhe 1 milion hektare pyje mbeten jetim”

Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook
Fillim i mbare per te luftuar krizen!
Rriten shpenzimet e qeverise per veten e saj me 30%!
Te dashur miq, risite e para te qeverise “Piktori 1″ jane:
-rritet me 30% numri i anetarve te kabinetit;
-rriten me 30% shpenzimet e qeverise per veten e saj. Keshtu mendon ai se luftohet me mire kriza?!
-shkenca per qeverine “Piktori 1″ nuk egziston (e gjora mori malin!);
-kusherira Koleka merr administraten ne varesi, per hater te kusheririt;
-1 milion hektare pyje mbeten jetim
Ndarje torte per orekse te semura. Hajde qeveri hajde! Sb

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›