Mali i Zi me ambasadë në Kosovë

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës.
“Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejshem i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë malazeze.
Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010.
Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do t`i shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina.