Mali i Zi voton, pritet mandat i ri për Gjukanoviç
Mali i Zi votoi dje në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të përcaktojnë sërish një fitore të sigurt për partinë e Milo Gjukanoviç, duke i dhënë atij qeverisjen më afatgjatë në Ballkan. Megjithëse vendi përballet me probleme ekonomike dhe akuza të vazhdueshme nga opozita për krim dhe korrupsion, votuesit pritet të zgjedhim koalicionin qeverisës për një tjetër mandat. Gjukanoviç njihet si kryeministri më i ri në Europë kur u zgjodh në vitin 1991, në moshën 29-vjeçare. Koalicioni i tij ende gëzon një mbështetje të fortë, pasi ka orkestruar ndarjen në paqe nga Serbia në vitin 2006 dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE këtë vit. Opozita duket se nuk ka arritur të paraqesë një plan të qartë për të luftuar problemet ekonomike me të cilat po përballet vendi. Mali i Zi ka një papunësi prej 12 për qind dhe paga mesatare është 480 euro. Sondazhet parazgjedhore sugjeronin se koalicioni europian i Gjukanoviçit do të marrë 47 për qind të votave ose gjysmën e vendeve në Parlamentin me 81 ulëse, ndërsa partia kryesore opozitare, Fronti Demokratik, pritet të fitojë rreth 18 për qind të votave.