Durrës, bie nga pallati, vdes 6-vjeçari
Një 6- vjeçar nga fshati Shkallnur i Durrësi ka humbur jetën pas rënies nga lartësia e një pallati. Paraprakisht mësohet se fëmija ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 13, në zonën e Plazhit. Policia e ka identifikuar 6- vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, me inicialet F.S. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethane në të cilat ka gjetur vdekjen 6- vjeçari.