E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi,alarm gripi i derrave

Gripi i Derrave i afrohet gjithnje e me shume Shqiperise. Pas fqinjit tone jugor greqi , ne Mal te Zi eshte rregjistruar rasti i pare i virusit A-H1N1. Ministri i shendetesise Miograd Radunovic gjate nje konference per mediat ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se personi i prekur eshte student ne shtetet e Bashkuara dhe sapo ishte kthyer ne vend. Pacienti eshte nje shtetas i Malit te Zi dhe studionte ne Shtetet e Bashkuara.Ai mberriti me aeroplan nepermjet itinerarit Nju Yorku-Mynih Podgorice, tha Radunovic. Pacienti ne spitalin e Podgorices dhe gjendja e tij eshte ne parametra normal.
Autoritetet malazeze kane thene se po mbajne nen vezhgim personat me te cilet ka qene ne kontakt pacienti, dhe jane gati ti dergojne ne spital nese ata do te shfaqin simptoma te gripit.Ende nuk dihet nese shperthimi i gripit te Derrave ne Mal te Zi, do te kete efekt ne sezonin turistik, duke qene se ky vend eshte nder me te preferuarit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›