Mali përgenjështron Pacollin: Nuk e kemi njohur Kosovën

Republika afrikane e Malit nuk e ka njohur Kosovën, thuhet në një deklaratë të Presidencës së këtij shteti, raporton Global Times. Deklarata u lëshua të enjten, pas qarkullimit të një dokumenti se Mali e ka njohur Kosovën shtet.
“Presidenca dëshiron kategorikisht të dënojë këtë gënjeshtër që e dëmton imazhin e Malit”, thuhet në deklaratë.
“Rrjedhimisht, Presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rrem”, përfundon deklarata.
Ka qenë zv.kryeministri Behxhet Pacolli ai që të premten ka kumtuar lajmin për njohje, duke prezantuar notën verbale.