E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK e VV kundër bisedimeve për veriun

Dy subjektet politike më të mëdha opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë shprehur edhe një herë kundër vazhdimit të bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, aq më tepër që temë e bisedimeve do të jetë veriu i vendit.
 

Shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy partive politike kanë deklaruar se bisedimet për territorin, sovranitetin, pasurinë dhe statusin e Kosovës janë jo parimore, të dëmshme, të rrezikshme dhe si të tilla të papranueshme.

Ismet Beqiri i LDK-së, dhe Visar Ymeri i VV-së, duke iu përgjigjur pyetjes se në rast se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk pranojnë të hyjnë në bisedime me Serbinë për çështjen e veriut, a ekziston rreziku që faktori ndërkombëtar t`i marxhinalizojë këto dy parti dhe a ekziston mundësia që LDK-në dhe VV-në po i pret fati i koalicionit të përbashkët parazgjedhor, kanë deklaruar se bisedimet duhet të jenë transparente, të përgatitura mirë dhe me axhendë të qartë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›