E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malibu, Robbie Williams ne kerkim te UFO-ve

Robbie Williams nuk heq dore nga mania e tij e vjeter per te zbuluar objektet fluturuese jashtetokesore sepse ai eshte nje i apasionuar pas gjysme-legjendave qe flasin per UFO-t.

Pasi ka vezhguar per disa muaj rresht qiellin me shpresen per te pare ndonje objekt te cuditshem, ish pjestari i Take That do udhetoje neper brigjet e Kalifornise. Kengetari 34 vjecar do t’i kerkoje ne det UFO-t, pasi ka degjuar shpesh here te flitet se ne zonen e Malibuse jane pare objekte te paidentifikuara.

“Kam lexuar qe shume persona kane pare objekte te zhyten ne ujin e Malibuse”, thote Robbie. Ne faqen online qe flet pikerisht per misterin e UFO-ve, “Above Top Secret”, kengetari ka theksuar gjithashtu se, eshte shume i lumtur nga ideja per te zbuluar ate qe fsheh oqeani.

“Jam rritur ne nje shtepi ku legjendat ishin teme dite ne biseda”, shton britaniku, duke konfirmuar edhe nje here pasionin e tij te madh per te zbuluar objektet qiellore ende te paidentifikuara njerezimi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›