Wikipedia, censurohet kopertina e albumit te Scorpions

Vendimi i ofruesve te sherbimit te internetit per te censuruar nje faqe te Wikipedia per grupin Scorpions, ka shkaktuar polemika ne Britani. Faqja tregonte kopertinen e nje disku te vjeter te grupit gjerman, ku shfaqet nje adoleshente e zhveshur.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Alarmi ishte dhene nga organi kontrollues Internet Watch Foundation. Disa persona qe menaxhojne enciklopedine online reaguan, duke thene se nuk i takon ketij organi te vendose nese duhet te bllokoje nje nga faqet me popullore.
Bashkepunetoret e Wikipedia-s thane se imazhi i publikuar ne kopertinen e albumit ("Virgin Killer”, te vitit 1976) eshte publikuar prej vitesh dhe eshte shfaqur edhe ne libra pa u censuruar.
Por fondacioni qe kontrollon fotot qe mund te lidhen me abuzimin me te mitur, tha se para se te merrte vendimin u konsultua me policine.
Bashke me imazhin eshte censuruar edhe teksti qe e shoqeronte. Kjo eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille me nje faqe kaq popullore sa Wikipedia.