Maliq, ngricat dëmtojnë grurin, specialistët këshillojnë fermerët: Nisni trajtimet për të minimizuar dëmin

Ngricat që shoqëruan muajin shkurt sollën dëme tek fushat e mbjella me grurë. Kjo kulturë bujqësore, kultivohet masivisht në bashkinë Maliq, ku janë shënuar edhe dëmet më të mëdha. Fermerët shprehen se kushtet e motit bënë që një sasi e konsiderushme të pësojë dëme në gjethe por edhe në rrenjë
Drejtori i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Maliq, Arben Dulellari, thotë se në kushte të tilla, fermerët duhet të marrin masa duke kryer një sërë procesesh siç është rulimi i tokës si dhe trajtimi me preparatet e duhura, për të minimizuar dëmet.
Këtë vit, në bashkinë e Maliqit për shkak të subvencionimit që fermerët përfituan nga skema mbështetëse e Qeverisë, për kultivimin e grurit, pati një shtim i sipërfaqeve të mbjella me rreth 500 ha më tepër nga një vit më parë, duke çuar sipërfaqet në total në 3850 ha.
/rtsh/