E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prodhimi i luleshtrydheve në Fier, këtë vit sipërfaqja është rritur në 20 hektarë

Luleshtrydhet “Made in Albania”, falë cilësisë natyrale, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara jo vetëm për konsumatorët vendas por edhe në tregjet e rajonit dhe BE-së. Lavdimir Hamataj me dy vëllezërit e tij prej 11 vitesh kultivojnë luleshtrydhe në 2. 5 hektar sera.

Falë përkushtimit të tyre edhe këtë vit, prodhimi është i mbarë dhe tepër cilësor, të gjithë sasinë e luleshtrydhes deri tashmë e kanë tregtuar në tregun vendas dhe një pjesë e kanë çuar në pikat e grumbullimit të zonës për eksportë.

Shqetësim për fermerët ngelet rritja e çmimit të inputeve dhe heqja e TVSH për fidanët e luleshtrydhe pasi janë këto që ndikojnë në rritjen e kostos, dhe në momentin kur bie çmimi, fermerët janë të detyruar të shesin nën kosto.

Sipas kryetarit të njësisë administrative Frakull, Dashnor Troka, ky sezon duket se ka nisur i mbarë. Krahasuar me një vit më parë, numri sipërfaqës së mbjellë me këtë bimë është rritur me 20 hektarë dhe pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport dhe tashmë jo vetëm në vendet e rajonit por edhe në ato të BE si Itali, Rumani dhe Poloni.

Fermerët në Frakull, ku kultivohet ekskluzivisht luleshtrydhja, shprehen se viti 2022 ishte një vit i mirë, për prodhimin dhe eksportin e luleshtrydhes ku u shënuan shifrat më të larta.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›