E Enjte, 5 Nëntor 2026

Maliq/Aksidentohen 2 makina, njëri nga mjetet përplaset me shtyllën e energjisë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Çaushli të Maliqit, ku janë përplasur 2 makina.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar nga përplasja, por dëmet materiale janë të shumta.

Njëri nga mjetet ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën e energjisë elektrike.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›