E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër/ Po digjte mbeturina në tokën e tij, 76-vjeçari humb jetën teksa tentoi të shuante flakët

Një 76-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, kur shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›