Mallakastër, donin të vidhnini zoti i shtëpisë vret hajdutin
MALLAKASTER- I kanë hyrë për ta grabitur dhe i zoti i shtëpisë qëllon për vdekje një prej 4 grabitësve.
Ngjarja është shënuar në fshatin Ngracie të Mallakastrës rreth orës 01:00. Sipas policisë në banesën e shtetasit Ylli Kapllanaj kanë shkuar 4 persona për të vjedhur. I zoti i shtëpisë i ka ndjerë dhe ka marrë armën duke qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.
“Viktima ndodhet në morgun e spitalit të Fierit dhe ende nuk është identifikuar”- informon korrespondenti ynë në Fier Kristaq Thano.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e 3 të tjerëve. Vetë i zoti i shtëpisë, Ylli Kapllanaj njoftoi policinë për ngjarjen. Ai është shoqëruar në komisariat.
(sg/shqiptarja.com)