Berisha ne Permet Arsim profesional per te nxitur punesimin
Kryeministri Berisha ka nisur në Përmet vizitën në Jug të vendit me përurimin e shkollës 9 vjeçare “Meleq Gostinishti”.
Në fjalën e tij kryeministri theksoi se qeveria e ka shpallur arsimin si çështjen më serioze të kombit tonë, duke ndërtuar e rindërtuar gjatë këtyre viteve mbi 1300 shkolla dhe premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të përfundojë rindërtimi dhe ndërtimi i të gjithë shkollave të mbetura në Shqipëri.
Por për kryeministrin Shqipëria ka nevojë të orientojë sistemin e saj arsimor drejt arsimit profesional, duke u përshtatur me tregun e punës, në mënyrë që të nxitet punësimi.
Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi arritje në arsim gjatë këtyre 6 viteve dhe rritjen e pagave të mësuesve, e cila siç premtoi ai do të rritet në mënyrë të pandërprerë.
Më tej, Kryeministri u shpreh se “do të bëjmë gjithçka që çdo fëmijë të ndjekë shkollën” dhe se “sot Shqipëria ka ndër nivelet më të larta në Evropë dhe në botë në ndjekjen e shkollave”.
Në Përmet, gjatë këtyre viteve, janë rikonstruktuar me fondet e qeverisë të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, nga komuna Çarshovë në skajin jugor e deri në komunën Ballaban, skaji më verior i rrethit.
Kjo shkollë është ndërtuar falë një investimi me vlerë rreth 60 milion lekë, financim nga projekti CBA (qeveria shqiptare, Banka Botërore, Banka e Këshillit të Evropës dhe Banka Evropiane e Investimeve). Shkolla ka 22 klasa, palestër, terren sportiv, bibliotekë, laborator informatike, laborator virtualë, laborator kimie, biologjie dhe fizike, të pasuruar me bazë të re didaktike.