E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Malltezi mbetet nën arrest/ Dosja “Partizani”, rrëzohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Është rrëzuar kërkesa e Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Jamarbër Malltezit. Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se në seancë nuk ka qenë i pranishëm Jamarbër Malltezi.

Jamabër Malltezi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa vjehrri i tij Sali Berisha për veprën penale korrupsion pasiv.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›