E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në kërkim për drogë/ Arrestohet 33-vjeçari në Kukës, pritet ekstradimi drejt Austrisë

KUKËS- Një 33-vjeçar nga Presheva është ndaluar në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve të detajuara, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›