E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom: Dhe për Kosovën do të ketë liberalizim vizash

Komisionerja evropiane për punët e brendshme, Sesilia Malmstrom, deklaroi pëtr mediat se nga e gjithë shoqëria e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova është jashtë sistemit pa viza. Ajod deklaroi se Kosova nuk do të lihet si një ishull i izoluar dhe se në dhjetor me Kosovën do të nisë dialogu për vizat.

Nuk është qëllimi ynë që ta lëmë Kosovën si një ishull të izoluar në Ballkanin Perëndimor. Ata ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, por po bëjnë përparim të madh. Natyrisht se në dhjetor të këtij viti do të marrin përgjigjet në listën e pyetjeve të bëra dhe shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi rastin që me Kosovën të nisim dialogun për vizat, theksoi Malstrom.

Në anën tjetër ajo ka shtuar se është e palejueshme nga shtetet të cilave BE u ka hapur dyert, të vijnë njerëz që të kërkojnë azil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›