E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KiE Gebel Zgjedhjet lokale 2011 shenuan progres

Kongresi i Këshillit të Europës ka nisur të debatojë sot raportin mbi zgjedhjet lokale në Shqipëri të hartuar nga raportuesi i partisë popullore
Volkram Gebel. Raportuesi Gevel ka paraqitur raportin e tij para Kongresit. Gebel ka vlerësuar bashkëpunimet me institucionet shqiptare, duke i konsideruar ato të jashtëzakonshme.

“Këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme, ato ishin zgjedhje demokratike. Kemi parë progres nga autoritet shqiptare për transparencën e zgjedhjeve. Raporti ynë i konsideron zgjedhjet shumë të mira dhe transparente. Organizimi ishte shumë i mirë dhe transparent”, tha në fjalën e tij Gebel.

Gebel tha se zyrtarët që u trajnuan në ditën e zgjedhjeve ishin të përfshirë në këtë proces për të pasur zgjedhje sa më transparente.

Më tej ai shtoi se vëzhgimi i zgjedhjeve u krye normalisht.  “Momenti i numërimit të votave solli mjaft tensione. Dy polet partiake sollën interpretimet e tyre. Në Shqipëri kishte një polarizim politik. Opozita vraponte të thoshte rezultatin para se gjithçka të ishte zyrtare.”, theksoi Gebel.

Ai tha se tashmë kemi bërë të ditur rezolutën për zgjedhjet në Shqipëri. Në këtë rezolutë ne kemi parë se fushata zgjedhore duhej të rezervohej në situata lokale dhe ne lidhje të forta me kandidatët.

Gebel tha se Kongresi ka sjellë në vëmendje në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri se situata ka qenë e qetë.
 
Ai tha se këto zgjedhje e njohën Shqipërinë si një vend kandidat në BE. “Në propozojmë të ketë një forcim të marrëdhënieve mes partive politike, për të pasur veprime të hormanizuara mes palëve”, tha Gebel.

Gebel shtoi se Kongresi del në konkluzionin se në Shqipëri është bërë një punë e madhe për zgjedhjet. “Partitë duhet të nisin dialogun për të pasur zgjedhje më të mira. Kongresi i KiE rekomandon bashkëpunim për zgjedhje më të mira”, tha Gebel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›