E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom takon Berishën: Bashkëpunoni për 3 ligjet. Berisha: Zgjedhjet me standarte

Gazeta Shqip

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, zonjën Cecilia Malmstrom. Shefi i qeverisë e ka falenderuar komisioneren Malmstrom për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Europian dhe ajo personalisht i kanë dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Më tej ai e ka njohur me përpjekjet dhe reformat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, në dixhitalizimin e procedurave dhe rritjen e transparencës. Në takim u vlerësua edhe vazhdimësia e procesit të reformës në drejtësi, por edhe arritjet e rëndësishme të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar gjatë kësaj periudhe.

Nga ana e saj Komisionerja Malmstrom ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Komisionit Europian në të gjitha përpjekjet e Shqipërisë, për të ecur me shpejtësi në hapat e mëtejshëm të integrimit europian. Malmstrom ka rikujtuar se forcat politike në parlament duhet të japin kontributin e tyre për miratimin e ligjeve të lidhura me integrimin, përfshi edhe tre ligjet e kërkuara në raportin e Komisionit Europian për marrjen e plotë të statusit të vendit kandidat. Kryeministri Berisha ka siguruar Malmstrom se qeveria do të bëjë gjithçka për një proces të zgjedhor të lirë e të ndershëm, duke shprehur besimin se me Kodin Elektoral konsensual, i cili ka trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, procesi i ardhshëm zgjedhor do të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare për zgjedhjet. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare ka kërkuar dërgimin e një numri sa më të madh të vëzhguesve të zgjedhjeve.

6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Malmstrom takon Berishën: Bashkëpunoni për 3 ligjet. Berisha: Zgjedhjet me standarte burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›