E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti- Hoffman: Më 2013, vendimi përfundimtar për TAP

Gazeta Shqip

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi një takim me drejtorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të TAP-it, Michael Hoffman.

Gjatë këtij takimi, Hoffman theksoi se në 3 mujorin e parë të vitit 2013, konsorciumi i Shah Deniz pritet të marrë një vendim përfundimtar për përzgjedhjen midis gazsjellësve TAP dhe Nabucco. Për këtë arsye, shtoi ai, duhet të përshpejtojmë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike, midis 3 vendeve të interesuara, ndoshta brenda këtij viti.

Ministri Panariti theksoi edhe një herë rëndësinë strategjike që ka projekti TAP, jo vetëm për sigurinë energjetike të 3 vendeve të interesuara, por për mbarë rajonin dhe Europën. Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse shqiptare, për të kryer të gjitha hapat e nevojshme që ky projekt madhor të finalizohet me sukses.

6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Panariti- Hoffman: Më 2013, vendimi përfundimtar për TAP burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›