E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamografitë e lëvizshme në Krujë dhe Korçë, vijon depistimi i kancerit të gjirit

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Njësitë e lëvizshme të mamografisë do të ofrojnë shërbimin e depistimit të kancerit të gjirit në Krujë dhe Korçë, duke afruar mundësitë për kontrollin e hershëm pranë grave në komunitet.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, nga data 12 deri më 13 tetor, njëra njësi e mamografisë së lëvizshme do të jetë në Krujë, ndërsa njësia tjetër do të qëndrojë në Korçë nga data 12 deri më 16 tetor.

Kjo nismë synon të lehtësojë aksesin e grave në shërbimet e depistimit dhe të nxisë kontrollet e rregullta, me rëndësi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

ISHP u bën thirrje grave të mos e shtyjnë kontrollin dhe të informohen për mundësinë e kryerjes së mamografisë.

“Kontrolli është dashuri për veten. Zbuloje herët, vepro në kohë”, theksohet në mesazhin e ISHP-së.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›