E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamurras, edhe 2 fëmijë në makinë me 9-vjeçarin

Kortezhi mortor në Shpërdhet, gjatë varrimit të djeshëm të fëmijës 9 vjeç që u vra nga hakmarrja primitive

Kanë shpëtuar mrekullisht edhe dy fëmijë të tjerë që kanë qenë brenda në makinën e qëlluar me breshëri plumbash në afërsi të Mamurrasit, ku u vra një 9-vjeçar, si dhe u plagos xhaxhai i tij, Muharrem Llani, 22 vjeç. E tronditur psikologjikisht, por e pacenuar nga plumbat, mbeti nëna e vogëlushit Valbona (bashkëshortja e Jetmir Llanit), si edhe dy nipa të fisit moshatarë me viktimën. Siç mësohet nga goja e saj, ajo dhe dy nipat kanë qenë të ulur në sediljen e pasme, djali në sediljen e parme, ndërsa kunati Muharrem ishte në timon. Ata kanë qenë duke udhëtuar së bashku drejt një pike shumice mallrash në Mamurras, për të blerë furnizime për lokalin e dyqanin që i kanë në pronësi dhe që ndodhen në rrugën kryesore të fshatit ku banojnë, Shpërdhet. Sapo janë shfaqur në asfaltin e fshatit, aty ku një urë tejet e vogël ndan Mamurrasin nga Shpërdhetin, dy burra (Vladimir dhe Altin Shkreta) u kanë dalë përballë me armë dhe kanë qëlluar me breshëri drejt tyre, pa i lajmëruar. Vetë Valbona nuk është përpjekur të shohë se kush po qëllon apo se nga vijnë plumbat, por menjëherë është hedhur në sediljen e parë për të mbrojtur djalin, ndërsa u ka ulur poshtë kokat e dy fëmijëve të tjerë. Pavarësisht tentativës së saj brenda pak sekondave, ajo është përballur me fatalitetin. Djali është mbuluar shpejt me gjak duke e mbuluar edhe vetë të ëmën, ndërsa kunati i saj, Muharremi është përpjekur që tu ikë plumbave. Edhe pse i plagosur, ai i ka dhënë makinës për gati një kilometër, derisa nuk ka pasur më fuqi dhe ka rënë mbi timon, pasi e ka nxjerrë makinën jashtë rruge. Shpejt janë afruar disa kalimtarë të rastit, por po kaq shpejt ka mbërritur edhe Policia, e cila ishte sinjalizuar për breshërinë e armëve.
Pendohet vrasësi
Pas vrasjes së fëmijës 9-vjeçar dhe plagosjes së xhaxhait të tij, Muharrem Llanit, autori i masakrës është shfaqur i penduar. Jo për plagët ndaj Muharremit, por për plumbat mbi vogëlushin. Pasi është arrestuar nga Policia, autori që ka pranuar krimin e përbashkët me vëllain Altin, 33-vjeçari Vladimir Shkreta ka treguar shenja dobësie duke kërkuar falje për jetën e djalit të Jetmir Llanit, vëllait të Muharremit. Nuk e dinim që në makinë kishte fëmijë. Nuk e dinim edhe që aty ishte një grua. Menduam që brenda ndodheshin të dy vëllezërit Llani, pasi ata zakonisht lëviznin bashkë. Dhe në mos bashkë, kujtuam që të paktën do të ishte njëri prej tyre. E pikasëm makinën prej së largu dhe filluam të qëllojmë, pa e kuptuar se aty kishte fëmijë. Kërkojmë falje për djalin, ka thënë ai për Policinë.
Babai: Do hakmerrem
Teksa Vladimir Shkreta po kërkonte falje para Policisë duke dhënë dëshminë e tij, Jetmir Llani u betua mbi arkivolin e djalit, se do të hakmerrej për vrasjen e tij. Madje, para se ta çonte drejt banesës së fundit, ai ngrinte zërin herë pas here se nuk do ta varroste, pa ua vrarë gjithë fisin vëllezërve Shkreta. Të afërmit përpiqeshin ta qetësonin dhe, pas disa minutash bisedë, arritën ta bindnin për ta varrosur. Në orën 14:00, arkivoli me trupin e pajetë të fëmijës 9-vjeçar iu drejtua varrezave të fshatit, vetëm 500 metra larg shtëpisë së të ndjerit. Ndërsa të rriturit e përcollën për në banesën e fundit vogëlushin, moshatarët e tij të shkollës dhe të fshatit ishin mbledhur diku më tutje shtëpisë dhe qanin ashtu siç janë dhe ndihen si fëmijë!
Nisja e sherrit
Vëllezërit Jetmir e Muharrem Llani dhe Altin e Ditmir Shkreta ishin shokë të ngushtë që nga fëmijëria dhe deri katër ditë më parë. Atëherë kur, një nip (djalë i djalit të hallës) i familjes Shkreta vodhi një send në dyqanin e nipit të një shoku tjetër të vëllezërve Llani. Pronari i dyqanit e pikasi vjedhjen dhe e qëlloi me shuplakë fëmijën. Ky veprim u gjykua ashpër nga vëllezërit Shkreta, ndërsa u mbrojt nga ata Llani. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk u prek drejtpërsëdrejti nga ngjarja, vëllezërit e dy fiseve vijuan debatin nëse pronari i dyqanit (nipi i shokut të vëllezërve Llani) kishte të drejtë që të godasë nipin e Shkreta-ve, apo jo?. Debati vijoi për disa orë, duke degjeneruar me sharje dhe kërcënime. Konflikti u thellua edhe më shumë të nesërmen, ndërsa një ditë më pas në mesditën e së martës, ndodhi hakmarrja primitive.

Varrimi i 9-vjeçarit, policia ruan fisin Shkreta

Policia, në ruajtje të shtëpisë Shkreta

Pas plagosjes së Muharrem Llanit dhe vrasjes së nipit të tij 9-vjeçar, Policia e Kurbinit ka marrë në mbrojtje fisin e vëllezërve Altin dhe Vladimir Shkreta, të cilët qëlluan me breshëri arme drejt tyre. Edhe pse shtëpitë e dy familjeve ndodhen pak metra larg njëra-tjetrës dhe i ndan një rrugë, këtej e tutje ata i ndan edhe Policia. Gjatë ditës së djeshme, banesat e fisit Shkreta janë ruajtur gjithë kohës nga blutë e rendit, madje me dhjetëra policë të ardhur dhe nga qytete të tjera. Angazhimi i tyre në numër të madh është bërë për dy arsye. E para, për të ruajtur Shkreta-t nga hakmarrja e Jetmir Llanit, babait të viktimës 9 vjeç, që ka kërcënuar hapur se do të marrë hak për vrasjen e fëmijës. E dyta, për të qëndruar në gatishmëri për arrestimin e bashkautorit tjetër të vrasjes dhe plagosjes, Altin Shkretës, në rast se ai do të tentojë të kthehet në shtëpinë e tij. Altini vijon të jetë në kërkim nga Policia, ndërsa është arrestuar vëllai i tij, Vladimiri. Pasi i janë vënë prangat teksa tentonte të hynte në shtëpi, Vladimirit i është kapur një armë zjarri automatik, e cila dyshohet se është përdorur për vrasjen dhe plagosjen. Gjatë kontrollit policor, atij i janë sekuestruar gjithashtu edhe 5 pasaporta të vjetra me emra të ndryshëm, si: Vladimir, Ditmir apo dhe Alban. Vladimir Shkreta rezulton i skeduar nga policia si person me precedentë penalë.

Vëllai i ndjerë
Familja Llani duket se ka përjetuar disa fatkeqësi. Jetmiri dhe Muharremi kanë humbur rreth 3 vite më parë një tjetër vëlla në Itali. Ngjarja nuk është e raportuar zyrtarisht në Shqipëri, por sipas banorëve të zonës flitet se ai është vrarë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me Policinë italiane. Që të tre vëllezërit janë të njohur si persona problematikë dhe me precedentë penalë, megjithatë fatkeqësia e fundit në familjen e tyre nuk ka pasur të bëjë me asnjë prej konflikteve të vjetra.

Gabimi me moshën
Xhaxhai i viktimës 9-vjeçare, Muharrem Llani, është raportuar gabimisht me moshën 62 vjeç, kur në fakt ai është i datëlindjes 01.06.1990. Pra, ai sapo ka mbushur 22 vjeç. Ky ka qenë një lapsus policor, për shkak se në vend të 22-shit është shënuar 62. Pavarësisht moshës së re, Muharremi ka pasur gjithnjë automjete luksoze. Kohët e fundit, Llani dispononte një makinë Volkswagen me targa AA 141 DF. Këtij automjeti po i jepte edhe teksa është qëlluar te Ura e Droles, në pritë, me breshëri kallashnikovi.

Xhaxhai, në varrim
Ende pa u mbushur 24 orë nga nxjerrja e plumbave prej trupit, Muharrem Llani ka lënë Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë pjesë në varrimin e nipit 9-vjeçar. Nën kujdesin e një infermiereje dhe të afërmve, ai ka zbritur nga makina, duke tentuar që të shkojë deri lart në varreza. Por ende pa nisur rrugën, nuk ia ka dalë dot mbanë, pasi ka rë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›