E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas qëndrimit të SHBA-ve, vjen refuzimi i parë për Nikoliç

07-06-2012 / Gazeta 55

Millanoviç, Jahjaga: Kroacia mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliç. “Nuk mund të shkoj në inaugurim për arsye të njohura”, u ka thënë Josipoviç gazetarëve në Zagreb, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Më herët, Josipoviç ka thënë se do të shkonte në inaugurimin e kolegut serb, vetëm nëse ai braktis “ideologjinë çetnike” dhe shprehet pro evropianizimit të rajonit. Inaugurimi i Nikolliç do të bëhet më 11 qershor.

Zagrebi mbështet integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviç, ka thënë se Kroacia, me përvojën e saj, do të ndihmojë Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Ai i ka bërë këto komente në Zagreb, gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Siç njofton kabineti i zotit Millanoviç, Jahjaga ka uruar Kroacinë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian, që pritet të ndodhë në vitin 2013.
“Hyrja e Kroacisë në Bashkimin Evropian është sinjal për anëtaret tjera se vendet e rajonit tonë janë të gatshme të zbatojnë reformat strukturore për të përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme për anëtarësim”, ka thënë Jahjaga.
Dy zyrtarët kanë biseduar edhe për nevojën e rritjes së investimeve dhe të tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Jahjaga më herët ka takuar edhe homologun kroat, Ivo Josipoviç.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›