E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, kthehen nga dasma, vdesin dy gra

Gazeta Shqip

Ishin ftuar për gëzim, po humbin jetën të helmuara nga ushqimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mamurras dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

Paraprakisht mësohet se Prena Gega 45 vjeçe dhe Drenusha Prendi 40 vjeçe, kanë qenë dje në një dasmë. Në mbrëmje ato janë ndjerë keq dhe dyshohet të kenë shfaqur shenja të helmimit. Megjithë përpjekjet e të afërmve për tu ardhur në ndihmë, ato kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që priten konkluzionet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar qartë shkakun e vdekjes së dy grave.

28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Mamurras, kthehen nga dasma, vdesin dy gra burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›