E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e çifti në Mallakastër, arrestohet autori

Gazeta Shqip

Dy ditë pas vrasjes së çiftit Myftari nga fshati Belishovë e Mallakastrës, policia ka deklaruar se ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë ai është Xhevit Malko 20 vjeç. Nuk dihen ende lidhjet e tij me viktimat, por policia njoftoi një ditë më parë se shkak i vrasjes ishte vjedhja e kasafortës ku çifti ruante kursimet.

Fillimisht u dyshua se ngjarja duhet të kishte më shumë se një autor, por policia ka njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes është 20-vjeçari Malko. Vrasja dhe më pas djegia e bashkëshortëve Enver dhe Azbie Myftari, përkatësisht 59 dhe 56 vjeç, ndodhi në orët e vona të së enjtes. Fillimisht është sulmuar e zonja e shtëpisë, e cila ndodhej e vetme në banesë. Ajo ka refuzuar të hapë kasafortën që ruanin në dhomën e gjumit dhe autori e ka qëlluar të paktën dy herë me hanxhar në trup. Këto goditje kanë qenë fatale për 56-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë brenda pak minutash.

Rreth një orë më pas, 59-vjeçari Enver Myftaraj është kthyer në shtëpi dhe është ndeshur me vrasësin e të shoqes, i cili e ka qëlluar me armë zjarri në kokë. Myftaraj ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas autori dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës, për të fshehur gjurmët e ngjarjes.

28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e çifti në Mallakastër, arrestohet autori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›