Mamurras, vdes elektriçisti, bie nga shtylla

Një punonjës i KESH, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. 53-vjeçari Xhemal Koleci, ka humbur jetën ndërsa rregullonte një defekt të energjisë elektrike . Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku 53 vjeçari ka rënë nga shtylla teksa riparonte një defekt dhe ka mbetur i vdekur në vend.53-vjeçari ka qenë duke punuar së bashku me ekipin e OSSH-së.