Gërdeci,sot një tjetër ish zyrtar, në Prokurori

Sot pritet të njihet zyrtarisht me akuzën e "shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim", edhe ish- drejtori i Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, Dashnor Çaushi. Të mërkurën ishin thirrur në prokurori për t'u njohur me akuzën ish ushtarakë dhe ish zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes si Luan Hoxha, Shpëtim Spahiu, Agim Lala, Zija Bahja, Armand Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullai dhe Adriatik Mema, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Madani, drejtor i Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. Për të gjithë, prokuroria konfirmoi akuzën e "shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim. Ndërsa dje në seancën plenare ish- ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u deklarua i pafajshëm dhe sulmoi Prokurorinë me një gjuhë të ashpër, duke i cilësuar akuzat si të nxituara. Kështu shkon në 14 numri i oficerëve të lartë të ushtrisë dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, të vënë nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit.