E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Siti mendon treshen Robinjo-Eto-Tevez

Mançester - Mançester Siti mendon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm në Premier Ligë. Robinjo-Eto-Tevez është treshja e sulmit që kërkojnë të formojnë drejtuesit arabë.

Robinjo verën e kaluar kaloi nga Reali për tek Siti, duke refuzuar skuadrën e Çelsit. Me 90 % të mundësive arabët do ta mbajnë edhe për sezonin e ardhshëm futbollistin brazilin.

Argjentinasi Tevez është një kartë e vjetër që diskutohet në merkato, ndërsa për Etonë multimiliarderët nga Abu Dhabi janë duke përgatitur një ofertë të mirë. Mançester Siti pritet t’i ofrojnë spanjollëve të Barcelonës rreth 20 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›