E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania voton për deputetët e Parlamentit Evropian

Londër - Britanikët shkojnë sot në qendrat e votimit për të zgjedhur 72 deputetët për në Parlamentin Evropian. Votimi i sotëm është një provë e vështirë për qeverinë e Gordon Braun, pasi nga kabineti i tij janë larguar mjaft ministra të përfshirë në skandalin e shpenzimeve të fondeve publike.

Ora 07:00 e mëngjesit të sotëm shënoi hapjen e qendrave të votimit, të cilat pritet të mbyllen në orën 22:00. Rezultati i zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian pritet të dalë ditën e diele në mbrëmje, në mënyrë që të përputhet me rezultatet e vendeve të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›