Man Utd ngec ne Londer
Man Utd ngec ne Londer
E enjte 18 Prill 2013 1556
Man Utd ngec ne LonderManchester United nuk shkoi me shume se barazimi ne takimin rikuperues te javes se 29 te premier liges angleze nje rezultat qe gjithsesi nuk e prish festen drejt titullit te 21 kampion Ne Upton Park djajte e kuqe sigluan shifrat 2-2 me Uest Ham me vendasit te afte te kalonin dy here ne avantazh por pa arritur te administrojne rezultatin Londinezet arriten te gjenin rrugen e rrjetes qe ne minuten e 16 kur portugezi Vaz te shenoi per skuadren e tij
Skuadra e Ferguson kerkoi me qetesi te barazonte rezultatin dhe ja arriti ate ne minuten e 31 me Valencia Ne pjesen e dyte vendasit kaluan per here te dyte ne avantazh kur Diame gjeti rrjeten e portes kundershtare Per te sigluar shifrat perfundimtare mendoi Van Persi qe 12 minuta nga fundi i dhuroi nje pike skuadres se tij ne fushen e veshtire te Upton Park Me kete barazim Manchester United u ngjit ne kuoten e 81 pikeve por tani 13 pike larg Manchester City qe nga ana e tij arriti nje fitore minimale 1-0 ne fushen e tij ndaj Wigan Ne Etihad Stadium skuadra e Mancinit vuajti shume per te gjetur rrugen e rrjetes perballe nje skuadre qe kerkonte deshperimisht piket ne perpjekje per te shpetuar sezonin Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 83 nga argjentinasi Karlos Tevez Ne sfiden e fundit ne derbin londinez Chelsea mundi 3-0 ne Craven Cottage Fulham duke u ngjitur ne vendin e trete me 61 pike 1 me shume se rivalet e Arsenalp