Perez fillon të shfletojë për merkato
Në kuadër të prezantimit të “Corazon Match” drejtuesit e Real Madrid dhe Juventus kanë gjetur rastin të flasin pak edhe për merkaton e ardhshme të futbollistëve. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, presidenti madrilen Florentino Perez është informuar për dy mesfushorët juventinë: Paul Pogba dhe Arturo Vidal, dy futbollistë të cilët quhen të “blinduar” nga “Zonja e Vjetër”. Ndërsa bardhezinjtë, në kërkim të një top-playeri, kanë kërkuar informacione mbi dy sulmuesit “Los Blancos”: Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema.
Por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juve është interesuar në këtë takim edhe për Marcelo dhe Angel Di Maria, elementë të nevojshëm për të përforcuar krahët bardhezi.