Mançester Junaited në “çmenduri” për Kun Agueron
Mediat britanike raportojnë se kampionët e vendit janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro, plus bullgarin Dimitar Berbatov. Kujtojmë që sezonin e kaluar Mançesteri e mori Berbatovin për 36 milionë euro nga skuadra e Totenhemit.
Në total oferta e anglezëve shkon në 56 milionë, shifër që duket e parefuzueshme nga Atletiko e Madridit. Ser Aleks Ferguson po kërkon prej kohësh një futbollist të kalibrit të parë për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon, dhe Aguero duket më ideali për momentin.