E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manaj shënon gol kundër Galatasarajit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin turk. 28-vjeçari ka shënuar golin e vetëm të Sivasporit në transfertën kundër Galatasarajit (aktualisht ndeshja është 4-1), e vlefshme për javën e 34-t të superligës turke.

Ky është goli i 12 sezonal në kampionat për Manajn, që ka luajtur 26 ndeshje me fanellën e Sivasporit në kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›