E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emily, martohet në maj?

Aktorja britanike, Emily Blunt planifikon të martohet muajin e ardhshëm, ka thënë një burim.

Aktorja e filmin “Devil Wears Prada” – e cila është e fejuar me aktorin e filmit “The Office”, John Krasinski – është shumë e zënë për të përfunduar përgatitjet për dasmë, e cila pritet të mbahet ose në Londër ose në Los Angeles.

“Ata do të martohen brenda një muaji”, tha një burim për “E! News”.

“Ajo është duke planifikuar tani dasmën dhe është në përgatitjet e fundit. Madje ata kanë marrë ftesat për dasmë, të martën. Do të jetë një ceremoni martesore e madhe që do ndodh ose në Londër ose në Los Angeles”.

Por çfarë fustani do të vesh? “Për këtë ka kërkuar në Monique Lhuillier dhe Vera Wang”, tha burimi.

“Por, më shumë do e merr në konsideratë firmën e Monique Lhuillier”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›