Manastiliu në Vorë: Fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika

Qendra Shëndetësore Vorë është pajisur me grafi të re digjitale, duke shtuar një shërbim të ri, të munguar më parë për banorët e Bashkisë Vorë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Vore Blerim Shera, panë nga afër investimin e ri, ku deklaroi se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika.
Manastirliu foli edhe për vijimin e programit të 300 qendrave shëndetësore për përmirësimin e infrastrukturës së qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.
Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë.
/rtsh.al/